Një postë në Itali ka vendosur që në murin e saj të hyrjes të ketë portrete të figurave të shquara të historisë.
Në mes e krejt atyre ka zënë vend edhe presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Posta gjendet në qytetin Padova të Italisë.
Lexuesi që e ka dërguar këtë foto tregon se çfarë është saktë objekti që ka vendosur portretin e Rugovës në mur.
“Është një postë ku paguhen drita, ujë, gjoba e të tjera. Kurse kati i dytë është një sekretari që ka lidhje me shkollat fillore”, bëhet e ditur.