Posta e Kosovës prezanton ekspozitën e pullave postare

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 15:25 | Nga

Posta e Kosovës ka prezantuar ekspozitën e pullave postare në kuadër të ekspozitës së përhershme në Muzeun e Kosovës për nder të vitit jubilar të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Eksponatet e pullave postare, sipas njoftimit nga kjo ekspozitë,  paraqesin një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e Kosovës që nga viti 2000, si dhe afirmimin dhjetëvjeçar të shtetit tonë, që nga shpallja e Pavarësisë e deri më tani.

Posta e Kosovës përgjatë periudhës 18-vjeçare, ka emetuar pulla postare me pamje të trashëgimisë kulturore, me imazhe të heronjve, dëshmorëve, të personaliteteve me famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kemi promovuar florën vaskulare të Kosovës, pastaj të arriturat në kulturë, në art dhe në sport.

Filatelia e Postës së Kosovës  gjatë vitit të kaluar është shpërblyer me dy çmime prestigjioze ndërkombëtare.

Për pullën postare më të bukur në Botë “Shenjtërimi i Nënës Terezë”nga organizata International Philatelic Prize “SaintGabriel”, në Verona të Italisë, si dhe ka zënë vendin e 5-të për pullën më të bukur postare “Evropa 2016 – Mendo gjelbër”, në ekspozitën ndërkombëtare “Grand Prix De L’ExpositionWipa” të mbajtur në Austri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme