Posta e Kosovës, uron punonjësit për Ditën Botërore

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Ditës Botërore Postare, Menaxhmenti i Postës së Kosovës, uron gjithë punonjësit e ndërmarrjes tonë  dhe të administratave postare kudo në botë për këtë ditë të veçantë të tyre.   

9 tetori është deklaruar si Dita Botërore e Postave në kongresin e UPU-së, të mbajtur në Tokio të Japonisë në vitin 1969, si dhe përkon më datën e themelimit të Unionit të Përbotshëm Postar (UPU)  në vitin 1874.  

Themelimi i UPU krijoi mundësinë e komunikimit mes popujve dhe shteteve të ndryshme anekënd botës.   

Këtë vit, për shkak të pandemisë Covid 19, shënimi i kësaj date të rëndësishme për administrata postare është kufizuar në konferenca virtuale.  

Posta e Kosovës, ende nuk e gëzon anëtarësinë me të drejta të plota në UPU, megjithatë me punë dhe angazhim të vazhdueshëm, shpresojmë se së shpejti do të jemi anëtar të barabart në  Unionin Ndërkombëtar Postar!     

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme