Posta: Nuk i kemi rritur pagat

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës thotë se nuk ka rritur asnjë pagë të punëtorëve dhe as të zyrtarëve të Lartë, përcjell Ekonomia Online.

“Por, që e ka gjetur një gjendje pa ligjshmërie nga ish Bordi i Përkohshëm deri më 1 tetor 2020 me motive që ata i dijnë kishte prishur hierarkinë e përgjegjësisë ligjore dhe llogaridhënëse, duke zbritur kompesimin e zyrtarve të Lartë nën pagat e vartësve të tyre”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Tutje, aty thuhet se Bordi i Përkohshëm i Postës, në kuadër të reduktimit të shpenzimeve ka planifikuar nivelin e ri të koeficientëve, duke filluar nga grada 17 e zyetarëve të lartë, deri te grada 1 tek punëtori i terrenit.

Sipas tyre Bordi i Përkohshëm nuk ka pasur asnjë mundësi të filloi zbatimin dhe nivelin e ri të Biznes Planit për vitin 2021, pa e kthyer rregullsinë ku eprori paguhet më shumë se vartësi.

Më tej, Bordi i Postës së Kosovës njofton se në mledhjen e radhës do të aprovohet Biznes Planin 2021 – 2023 dhe aty do të reduktohen shpenzimet e stafit sipas standardeve, praktikave dhe përgjegjësisë nga zyrtarët e Lartë grada 17 deri në graden 1. Zbritja e pagave do të hyjë në fuqi nga 1 janar 2021.

“Titujt e mediave me tendenca dhe për të kënaqur egon e disa grupeve që kanë humbur privilegjet, nuk ndikojnë në punën dhe vendimet e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Postës së Kosovës”, shkruan në komunikatën e tyre.

“Jemi fokusuar si Bord dhe Menaxhment i ndërmarrjes të tejkalojmë sifdat afariste në këtë kohë pandemie, për të zgjeruar shërbimet për klinetet dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet më tej aty.

Të ngjashme