Posti i kryeparlamentarit mund ta çojë vendin në krizë

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 09:17 | Nga

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) nuk dihet ende nëse i ka apo jo numrat për ta zgjedhur kryeparlamentarin në seancën e 3 gushtit. Kandidati (jozyrtar), si emri i vetëm i përfolur për këtë pozitë, Kadri Veseli, nuk e gëzon mbështetjen e partive të tjera jashtë PAN-it.

Kështu së paku kanë deklaruar përfaqësuesit e “Vetëvendosjes” dhe të koalicionit LAA.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve legjislative bëjnë të ditur se nuk ka asnjë kufizim kohor për zgjedhjen e kryeparlamentarit, shkruan “Zeri”.

Pra, nëse PAN-i dështon një herë, mund të provojë sërish ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Por, sipas tyre, nëse PAN-i dështon disa herë ta zgjedhë kryekuvendarin vendi do të kalojë në një krizë të thellë institucionale, por jo të shkojë në zgjedhje. Ata madje nuk përjashtojnë mundësinë që edhe këtë herë të përsëritet kriza e vitit 2014. Mirëpo, përfaqësuesit e të tria blloqeve politike, të koalicionit PAN, të “Vetëvendosjes” dhe të koalicionit LAA, shprehen optimistë se nuk do të ketë krizë.

E përderisa PAN-i është i bindur se do t’ia dalë t’i formojë institucionet, LVV-ja e LAA-ja thonë se një gjë të tillë do ta bëjnë pikërisht këto dy grupe.

Të ngjashme