Postimi i Jennifer Anistonin shkakton debat në rrjete sociale

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

A u tregua Jennifer Aniston e pandjeshme Ky ishte debati që shpërtheu në mediat sociale, pasi ylli i “Friends” ndau një fotografi të një detaji zbukurues të bredhit për Krishtlindje.

Në dekorin prej druri, ishin të gdhendura fjalët: “Pandemia jonë e parë 2020”.

Fotografia nuk kishte një mbishkrim që tregonte se zbukurimi ishte i saj, por sidoqoftë shumë njerëz e akuzuan Anistonin se po injoronte dhimbjen e mijëra personave që kishin humbur personat e tyre të dashur dhe po kalonin një periudhë të errët, shkruan të hënën a2hews.

Në krahun tjetër, fansat e saj i dolën menjëherë në mbrojtje duke thënë se ajo thjesht po pohonte diçka që kishte ndodhur, ndërsa vunë në pah se aktorja ishte treguar shumë e kujdesshme me respektimin e masave të pandemisë dhe mbajtjen e maskës.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme