Postimi “lamtumirës” i Vitisë si ministër i cili pritet ta lë MSh-në këtë javë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë një postim ‘lamtumirës’ duke falënderuar qytetarët dhe punëtorët shëndetësorë për procesin e vaksinimit.

Këtë postim falënderues Vitia e ka bërë këtë javë kur pritet ta lë pozitën e ministrit të Shëndetësisë dhe të nis zyrtarisht fushatën për kryetar të Prishtinës.

Zyrtarisht ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Vitinë në pozitën e ministrit, por janë përfolur disa emra në mesin e të cilëve edhe zëvendësministra, ka mësuar Gazeta Shneta.

Vitia ka bërë të ditur se nga fillimi i vaksinimit në Kosovë deri më sot janë administruar 1.3 milionë doza të cilat janë siguruar përmes kontratës me kompaninë Pfizer si dhe donacioneve nga COVAX, SHBA dhe BE.

“Nga 15 Qershori deri më sot Republika e Kosovës ka administruar 1.2 milionë doza. Ndërsa nga fillimi deri më sot 1.3 milionë doza. Ju falemnderit qytetarë të dashur, mjekë e infermierë, staf mbështetës dhe shërbyes të qytetarëve tanë. Le të vijojmë deri në plotësimim dhe mbulimin që besojmë se do ta kapërcejë objektivin fillestar. Ne i besuam njëri – tjetrit, dhe me mund e përpjekje po ia dalim. Bashkë, si çdo herë”, ka shkruar Vitia në postimin e tij.

Kujtojmë se Vitia është kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme