Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka vendosur që të japë një mesazh shumë të bukur për gjithë ndjekësit e saj dhe jo vetëm.
Ajo ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi bardh e zi ku shfaqen dy prindërit e saj të ndjerë.
Krahas kësaj poze kaq të bukur, Rozana jep edhe mesazhin shumë të rëndësishëm, duke u drejtuar të gjithëve që të kalojnë sa më shumë kohë me prindërit e tyre.
“Kur ju ishit aty, shpesh herë unë isha e zënë duke u rritur, saqë harroja që s’do t’ju kisha gjithmonë! Vlerën tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh
E kam me ty që po më lexon tani:
‘Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografitë.
Ajo çfarë sot jam dhe shpresoj të jem nesër, ia kam borxh babait dhe nënës time”, shkroi aktorja”, shkruan Rozana krahas fotos që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.