Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, njihet për afërsinë që ka me familjarët e saj. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo shumë shpesh publikon fotografi me ta.
Më së shumti fotografi publikon me nënën e saj, Verën dhe motrën, Elenën.
Por, nuk mungojnë as fotografitë e saj me babanë, Besnikun dhe vëllanë, Donin.
Por, ky i fundit nuk është se është edhe shumë aktiv në rrjete sociale dhe kjo është arsyeja që pak kush e njeh.
E pavarësisht se poston rrallë nëpër rrjete sociale, ai gjithmonë e mbështet Ritën kur publikon projekte të reja.
Doni numëron rreth 10 mijë ndjekës në Instagram, derisa shumicën e fotografive që i ka të publikuara janë me familjarët.