Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se mund të jetë shkelje e Kushtetutës së Kosovës, rasti i opozitës me mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve ku në mesin e tyre, sipas Krasniqit, nuk ishin në dijeni për nënshkrimet e tyre deputetët Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda, raporton Ekonomia Online.
“Në këtë drejtim propozimi i gjithë neve ishte që koleget të mbledhin nënshkrimet, por Kjo është procedurë e kontestuar sepse kemi deklarim nga dy deputetë të cilët thonë se nuk dimë për këtë kërkesë. Dhe kjo është një çështje problematike. Kjo mund të jetë edhe shkelje e nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës, ku cenon mandatin e deputetit”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqi, ata s’kanë asgjë kundër seancës pavarësisht se subjekti i saj është i pa saktë, sepse ende s’ka asgjë konkrete për liberalizimin e vizave.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilash Sherifi tha se kjo çështje e opozitës duhet të jetë për Gjykatën Kushtetuese.
“Kjo është çështje për Gjykatën Kushtetuese e cila bëhet për një seancë të jashtëzakonshme me nënshkrime të deputetëve pa autorizim. Kemi bërë me faktin se nuk kemi gatishmëri se nënshkrimet janë bërë pa autorizim. Kjo konteston edhe çështjen e gjithë nënshkrimeve të tjera”, raporton Ekonomia Online.