Pozitë e opozitë bashkë – Miratohet deklarata në mbështetje të Rezolutës së PE-së për sulmin në Banjskë

Prishtinë | 09 Nën 2023 | 12:09 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 86 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën në mbështetje të rezolutës të Parlamentit Evropian për sulmin në Banjskë, raporton Ekonomia Online. Ky votim erdhe pas rreth 40 minutave konsultimeve të shefat e Grupeve Parlamentare.

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri, e ka prezantuar para deputetëve Rezolutë e cila përmban 8 pika.

“Në respekt të vlerave dhe parimeve demokratike, fuqizimit të partneriteti me vendet anëtare të BE-së, bashkëpunimit dhe me mekanizmat e vendeve të NATO-së, duke çmuar lartë mbështetjen  e lartë të Parlamentit Evropian”.

“Kuvendi i Kosovës vlerëson lartë të gjitha qëndrime politike të PE në lidhje me kërcënimet e integritet territorial të Kosovës nga Serbia. Nënë dy mbështet fuqishme thirrje e PE për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulm”, tha ai.

Më 24 shtator, një formacion ushtarako-policor serb kreu një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë një rreshter i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Të ngjashme