Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një person të dyshuar në lidhje me një rast të zjarrvënies që kishte ndodhur më 3 korrik, ku si pasojë ishte përfshirë nga flakët një veturë.
Sipas policisë, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore dhe operative, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit, F.V., 25 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48-orë.