Pranon unazë diamanti, fejohet Elvana Gjata

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 14:14 | Nga

Kur je me fat, je me fat…

Pak orë para nisjes së koncertit në Prishtinë, Elvana Gjata, ka pranuar një unazë diamanti e cila kushton mijëra euro.

Këtë lajm e ka bërë të ditur miku i saj më i mirë – bashkëpunëtori, Valdrin Sahiti, përmes një videoje të postuar në Instagram.

Koncerti ku Elvana do të performojë live, do të mbahet tek hapësira e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Këngëtarja ka postuar ditë më parë fotografi nga provat për të qenë sa më perfekte duke u kujdesur për çdo detaj, por unaza e cila i erdhi sot dhuratë, me siguri ka emocionuar Elvanën por në të njëjtën kohë edhe gëzuar.

A mori propozim Elvana apo çfarë nënkuptoi kjo unazë prej diamanti, mund ta kuptoni ekskluzivisht në edicionin e fundit të emisionit Prive.

Pra, Elvana paska akoma më shumë për të festuar sot./Prive.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme