Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka marrë pjesë në një takim elektoral me të rinjtë e qytetit të Obiliqit.
Ajo ka thënë se ky qytet ka një rini fantastike dhe ka përgëzuar për punën që ka bërë me ta kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi.
Ejupi-Hajzeraj ka thënë se rinia është forca e një shteti dhe prioritet i AAK-së
Postimi i plotë i saj:
Kënaqësi të jesh në qytetin e Dritave në mesin e të Rinjve.
Obiliqi me një rini fantastike dhe të jashtëzakonshme.
Kjo punë e palodhshme në përkrahjen të Rinisë dhe shkollimit të tyre i shkon Kryetarit të komunës Xhafer Gashi, Kryetar i shquar për një qeverisje të mirë në Obiliqit!
Rinia është Forca e një shteti dhe Prioriteti Ynë.