Prefiksi i Kosovës e ka hequr nga funksioni prefiksin e telefonisë fikse nga Serbia, 381, dhe në vend të tij tani është ai i Kosovës + 383, transmeton Koha.net.
“Ju informojmë se nga 24 marsi prefiksi +381 i telefonisë fikse do të jetë i pamundur. Tani duhet të përdoret kodi +383. Ju lusim të njoftoni partnerët dhe miqtë tuaj”, thuhej në SMS-në e Telekomit të Kosovës, drejtuar përdoruesve nga Kosova.
Kosova deri tash shfrytëzonte prefikset nga Monako +377 dhe nga Sllovenia +386.
Beogradi mohon të jetë mënjanuar prefiksi i Serbisë +381 në Kosovë.