Prej 19 tetor deri më 31 dhjetor këto rrugë do të mbyllen për qarkullim në Prishtinë

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarët se nga data 19 tetor e deri më datën 31 dhjetor këto rrugë do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete:

“Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit, njofton Komuna e Prishtinës.

“Prej ditës së shtunë, 19 tetor deri me 31 dhjetor 2019, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.

Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Arkitekt Karl Gega”.

Falenderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në njoftim.

No photo description available.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme