Barcelona po e konsideron seriozisht transferimin e anësorit kreativ të Real Madridit, Isco, gjatë afatit kalimtar veror të vitit 2018
Mund të duket e pamundur, mirëpo Isco pas edicionit të ardhshëm mund të jetë pjesë e skuadrës nga “Camp Nou”, nëse gjërat shkojnë sipas planit.
Diego Torres, një burim i afërt me klubin madrilen, ka potencuar se blaugranët i kanë ofruar mesfushorit spanjoll një pagë sezonale prej 20 milionë eurove plus bonuset, nëse transferohet te klubi katalunas si lojtar i lirë në vitin 2018.
Torres shkon aq larg saqë thotë se Isco e ka dëgjuar ofertën dhe nuk e ka refuzuar si mundësi.
Lojtari nuk është i lumtur me minutazhin që po i besohet në “Bernabeu” nga Zidane, andaj një transferim i tillë nuk do të ishte larg mendsh të ndodhte.