Banka Postare Kursimore e Serbisë që u mbyll të hënën ka operuar në Kosovë në kunfërshtim të plotë me ligjet në fuqi.
Ndonëse e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ajo nuk ka raportuar për qarkullimin financiar dhe as nuk është mbikëqyrur nga autoritetet relevante.
Një operim i tillë i të ashtuquajturës bankë paraqet rastin e vetëm në Evropë dhe më gjerë.
Kjo “bankë” nga pesë objekte sa ka shfrytëzuar, tri prej tyre i kishte uzuruar pasi të njëjtat janë pronë e AKP-së.
Banka Postare Kursimore ka financuar organizata terroriste, krimin e organizuar dhe luftën hibride ruso-serbe ndaj Kosovës dhe NATO-s.
Kujtojmë se në shtator 2022, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Serbia investon çdo vit ne Kosove nga 800 milionë euro.
Disa nga paratë e Serbisë janë investuar ne organizata terroriste, kurse një pjesë tjetër janë keqpërdorur nga mafia.
Ndërsa i sanksionuari i INTERPOL-it, Milan Radojiciq, si njeriu më i besueshëm i Vuçiqit në Kosovë ka lidhje me Bojan Kekic-in, drejtor i Bankës Postare Kursimore të Serbisë, me seli ne Beograd. RTK pati publikuar edhe nje fotografi ku shihen së bashku.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit.
Sveçla ka deklaruar se sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi. /The Geopost