Premier League dërgon inspektorë për të parë nëse klubet po iu përmbahen masave

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Klubet e Premier Leagues kanë pasur vizita të hënën gjatë seancave stërvitore.

Auditorë të pavarur janë angazhuar për të parë nëse klubet po iu përmbahen protokollit të paraparë gjatë seancave stërvitore.

Liverpooli i Juergen Kloppit ishte prej katër klubeve të para të vizituara. Southamptoni është inspektuar po ashtu, ka shkruar Daily Mail. Tre ekspertë mjekësor kanë qëndruar për orë të tëra në qendrën stërvitore të Liverpoolit, Melwood.

Respektimi i masave vlerësohet vendimtar për kthim të shpejtë të Premier Leagues. Ende nuk ka datë se kur do të vazhdojë kampionati anglez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme