Me fitoren e Liverpoolit kundër Bayern Munichut, klubet e Premierligës do ta përbëjnë gjysmën e klubeve pjesëmarrëse në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, për herë të parë që nga viti 2009.
Liverpooli e mposhti Bayernin në Allianz Arena me rezultat 3:1. Kjo fitore ia siguroi anglezve një vend në çerekfinale, pasi që ndeshja e parë mes këtyre dy klubeve kishte përfunduar barazim pa gola.
Me humbjen, Bayern Munichu dështon të kualifikohet për në fazën e çerekfinaleve për herë të parë që nga sezoni 2010/11. Ndërsa, klubet e Premierligës po e dominojnë garën më prestigjioze të Evropës këtë sezon.
Liverpooli i bashkohet Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në mesin e tetë klubeve më të mira të këtij sezoni.
Tottenhami e turpëroi Borussia Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 4:0, përmes golave të shënuar nga Harry Kane, Son Heung-min, Jan Vertonghen dhe Fernando Llorente.
Manchester Unitedi e tronditi Paris Saint-Germainit duke e përmbysur rezultatin nga disfata 2:0 në ndeshjen e parë. Në Francë, “Djajtë e kuq” fituan me rezultat 3:1, duke u kualifikuar përmes një goli të shënuar në fund të ndeshjes nga pika e penalltisë.
Ndërsa, rivali i qytetit i skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer, Manchester City e patën shumë më të lehtë kualifikimin. Ata e mposhtën Schalken me rezultat 10:2, duke e fituar ndeshjen kthyese në shtëpi 7:0.
Si rezultat i këtyre ndeshje, Anglia do t’i ketë katër përfaqësues në çerekfinale, të cilët do të garojnë për titullin e kampionit bashkë me Juventusin, Ajaxin, Barcelonën dhe Porton.