Këngëtari Premtim Mehmeti nuk po ka të ndalur.
Ai para ca kohe lansoi këngën ‘Ëmbël ma ke lënë’ me të cilën arriti të jetë në krye të këngëve me të dëgjuara dhe për pak kohë mblodhi afër 1 milion klikimeve në kanalin Youtube.
E ky sukses duket se e nxiti atë që të punojë në një tjetër projekt muzikor. Fjala është për këngën ‘Na dy’ e cila pritet të publikohet në fillim të muajit nëntor.
Kënga është punuar nga ‘Time Pictures’ që ka bërë klipin, muzika u realizua nga Dj Binnay dhe produksioni A-Group të Adriatik Asllanit,
inqizimi dhe miksimi Cekic beatz dhe me tekst të Fadil Topallit.
Ai në rrjetet sociale ka publikuar edhe trilerin e klipit.
Krahas këtyre projekteve, Premtimi është i angazhuar edhe me mbrëmje rinore dhe dasma.