Premtime ‘elektorale’ për ushtrinë e Kosovës

Prishtinë | 27 Qer 2016 | 11:12 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka premtuar sërish se ushtria e Kosovës shumë shpejt do të jetësohet dhe për këtë Kuvendi dhe Qeveria janë në negociata me Listën Serbe për ta zhbllokuar ndryshimin kushtetues. Për opozitën dhe analistët, presidenti po manipulon me çështjen e FAK-ut

Ka më shumë se dy vjet që përsëritet e njëjta frazë politike për themelimin e ushtrisë se re të Kosovës (FAK) nga liderët institucionalë, e cila do të jetë ndryshe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), por në realitet gjërat kanë mbetur “pezull”.

Për themelimin e FAK-ut është i nevojshëm edhe ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, që dikton nevojën e konsensusit politik me Listën Serbe, pasi që ky subjekt përfaqëson aktualisht shumicën e komunitetit serb në Kuvend dhe të koalicionit qeverisës.

I fundit që ka folur për transformimin e FSK-së është presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili tani është edhe komandant suprem i këtyre forcave. Ai, për themelimin e FAK-ut kishte folur si kryeministri i Kosovës dy vjet më parë, si ministër i Jashtëm para një viti dhe tani si president. Ai para disa ditësh tha se Qeveria është duke biseduar me grupin parlamentar të Listës Serbe për ta votuar themelimin e Forcave të Armatosura.

Të ngjashme