E imagjinoni sesi e ka trajtuar Presidenti Donald Trump gruan e tij të tretë relativisht të re gjatë shtatzënisë së saj të parë?
Një libër i ri kushtuar jetës së Melania-s në krah të Donald Trump-it hedh dritë për marrëdhëniet e çiftit. Sipas librit “Brenda martesës Trump: Barra e Melanias”, Donald Trump mendonte se Melania nuk ishte më si në fillimet e marrëdhënies së tyre.
“Gjashtë muaj pas martese, ajo mbeti shtatzënë me djalin Barron dhe gjërat ndryshuan. Ajo ishte 35 vjeç, mosha që Donald Trump, siç edhe pohoi për Howard Stern-in, e quante “koha e skadencës” për gratë. Melania nuk ishte më dhelpërushja e njomë që kishte njohur në fillim. Një vizitor i një prej shtëpive të Donald Trumpit, kujton se ky i fundit u kishte treguar se kishte rënë dakord për fëmijën me kusht që Melania të kthente format e mëparshme trupore.
“Ajo i premtoi se gjithçka do të kthehej ashtu siç ishte më parë”, tregon miku. “ishte si një lloj kontrate”.
Sipas këtij burimi, Donald Trump jo vetëm ishte shpërfillës, por edhe i pakujdesshëm.
“Nuk e pyeste ndonjëherë: “Si je? Si ndihesh? Nuk ia hapte ndonjëherë derën, nuk kujdesej se mos ajo pengohej dhe binte. I përsëriste vazhdimisht: “Vetë doje të kishe fëmijë…bukuroshe!”