Presidenca mohon se e ka emëruar Vehbi Miftarin në ndonjë mision diplomatik në Vatikan

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Presidentit të Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të ish-përfaqësuesit të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Anton Berisha, i cili tha se vendimi se vendimi i presidentes të Kosovës Vjosa Osmani, për ta emëruar Vehbi Miftarin si kontakt të Republikës së Kosovës në selinë e shenjtë në Vatikan, në aspektin formal është hap i duhur por se në kuptimin përmbajtësor vendimi është skandaloz.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, tha për Klankosova.tv se Vehbi Miftari, nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë ndonjë grade diplomatike.

Kupina tha se Miftari, do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, si person kontaktues nga Kosova, në përputhje të plotë me praktikat e mëhershme.

“Këshilltari i Presidentes nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë ndonjë grade diplomatike.Do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, si person kontaktues nga Kosova, në përputhje të plotë me praktikat e mëhershme të institucioneve dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Prandaj lajmi i publikuar nga ana juaj është i pasaktë”.

Të ngjashme