“Presidente e Dejona Mihalit”, Osmani: As nuk merrem me deklaratat e Ganimete Musliut

Prishtinë | 24 Nën 2025 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka dashur të komentojë deklaratat të cilat e quajnë atë edhe presidente të koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalit, raporton Ekonomia Online.

Se ajo  i shërben Mihalit e tha ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ditën kur Osmani zgjodhi 28 dhjetorin si datë e zgjedhjeve parlamentare, datë kjo e cila ishte propozuar nga Vetëvendosje.

“Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhrat e Dejones. Presidente e Dejones”, pati shkruar Musliu.

E Osmani tha se nuk ia vlen të merret me deklaratat e saj.

“As nuk ia venë të merrem me akuzat e Ganimete Musliut”, tha shkurt Osmani kur u pyet rreth akuzave të ngjashme.

Të ngjashme