Presidentes Osmani i shkon shkresa zyrtare për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka dorëzuar shkresë Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.

Në letrën e dërguar, Osmanit i kërkohet që të shpallë zgjedhjet në veri të vendit, pas dorëheqjes së kryetarëve në komunën e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zunik Potokut dhe Leposaviqit.Kujtojmë se para disa ditësh, Presidentja Osmani zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, i cili tha se KQZ-ja i posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme./Gazeta10

Të ngjashme