Presidenti Ademi uron Kombëtaren U17 për barazimin me Holandën

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar grup moshat e reja për barazimin e arritur sonte në Holandë.

Barazimi i Kombëtarës Kosova U 17 për Ademin është “një dëshmi tjetër se jemi në rrugën e mbarë dhe jemi rritur shumë viteve të fundit”.

Paraqitja e sotme dinjitoze dhe barazimi kundër një gjiganti të futbollit botëror siç është Holanda, e cila në dy vitet e fundit është shpallur kampione e Evropës në grupmoshën deri 17-vjeç, është një dëshmi tjetër se jemi në rrugën e mbarë dhe jemi rritur shumë viteve të fundit.

Kjo gjeneratë  e futbollistëve është ardhmëria e futbollit tonë. Kjo është Kosova dardane, ky është themeli i fortë, i cili na garanton vazhdimësi të punës dhe të sukseseve. Andaj, urime të gjithë futbollistëve të Kombëtares U17, shtabit teknik dhe udhëheqësve të ekspeditës për këtë rezultat të rëndësishëm.

Vazhdojmë së bashku me krenari dhe përgjegjësi.

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Të ngjashme