Kryeministri afgan, Ashraf Ghani, është takuar me liderët indianë, në Nju Delhi, për të rishikuar marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, sigurinë rajonale si dhe luftën kundër terrorizmit.
Zyra e Ghanit, ka njoftuar se në takimin me presidentin indian, Ram Nath Kovind, kryeministrin Narendra Mondi, dhe ministrin e Jashtëm, Sushma Swaraj, në mes tjerash kanë diskutuar edhe për tregti, tranzicion dhe investime.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Raveesh Kumar, ka shkruar në rrjetin social Twitter se Ghani ka shprehur “ vendosmëri për të zgjidhur kërcënimin nga terrorizmi”.
Kumar ka thënë se dy liderët kanë diskutuar tutje “objektivën e përbashkët për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan”, ku qeveria e mbështetur nga perëndimi po lufton kryengritësit, që nga zhvendosja e trupave të NATO-s në vitin 2014-të.
Vizita e Ghanit erdhi një ditë pasi ai u takua në Afganistan me sekretarin e shtetit amreikan, Rex Tillerson, ku biseduan rreth qasjes rajonale në luftimin e terrorizmit në Azinë jugore.
Kabuli dhe Nju Delhi, për një kohë të gjatë kanë akuzuar Pakistanin se po mbështetë militanët të cilët kishin sulmuar vendin e tyre.