Presidenti austriak lëndohet gjatë ecjes në mal

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka pësuar lëndime të lehta, pasi ka rrëshqitur gjatë një ecje në mal.

Kjo ndodhi pasditën e djeshme, ku më pas ai u dërgua në spital ku edhe e kaloi natën.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të tij në Facebook ku thuhet se për shkak të këtij lëndimi, presidenti do t’i anulojë takimet e tij në kuadër të Forumit Alpbach sot dhe nesër.

Presidenti Van der Bellen ka pësuar lëndime të lehta të dielën pasdite. Ai rrëshqiti gjatë një ecjeje malore dhe u dërgua në spital. Presidenti ka marrë gërvishtje dhe një tronditje të lehtë dhe do ta kalojë natën në mënyrë rutinore në spital me këshillën e mjekëve që e trajtojnë. Ai do të anulojë takimet e tij në kuadër të Forumit Alpbach të hënën dhe të martën”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme