Presidenti i Austrisë u ka bërë thirrje të gjitha grave që të veshin shami koke në solidaritet me myslimanët për të “luftuar islamofobinë”.
Alexander Va nder Bellen tha se liria e shprehjes ishte një e drejtë fundamentale.
“Është e drejtë e çdo gruaje që të vishet gjithmonë ashtu siç dëshiron, ky është mendimi im në këtë çështje”, u tha ai disa nxënësve të një shkolle.
“Dhe jo vetëm gratë myslimane, të gjitha gratë mund të veshin shami koke, dhe nëse vazhdon islamofobia, atëherë do të vijë një ditë kur ne duhet t’iu kërkojmë të gjitha grave që të veshin shami koke – të gjitha – për t’u solidarizuar me ato të cilat e bëjnë këtë për arsye fetare”, shkruan Independent.
Komentet e tij u bënë në mars por dolën kohët e fundit në një televizion austriak, pas debatit në shtetin fqinj të Gjermanisë rreth “ndalimit të burkas”.