Presidenti brazilian rezulton pozitiv me COVID-19 për herë të tretë në dy javë

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me Covid-19 për herë të tretë në dy javë. Ai vijon të mbetet i karantinuar në rezidencën e tij zyrtare në Brasilia.

Ekipi mjekësor i Bolsanaro zbuloi rezultatin e testit në një deklaratë të mërkurën (22 korrik), e cila gjithashtu tha se Presidenti është në gjendje të mirë.

Bolsanaoro tha se dhe 4 ministra në administratën e tij, po trajtojnë infeksionin me ilaçin anti-malarie të hidroksilklorinaës pavarësisht shkencëtarëve të cilët kanë thënë se nuk ka prova mjekësore për të mbështetur efektivitetin e saj.

Bolsanaro është kritikuar për menaxhimin e krizës shëndetësore në Brazil.

Ai shkarkoi dy ministra të Shëndetësisë në mes të pandemisë dhe ka kundërshtuar hapur masat për të kufizuar virusin, duke përfshirë mbajtjen e maskës ​​për fytyrën dhe praktikimin e distancës sociale.

Brazili ka numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 në Amerikën Latine, me më shumë se 2.1 milionë të infektuar dhe më shumë se 80.100 viktima.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme