Presidenti i grupit të ministrave të financave të Eurozonës Mario Centeno tha se shpresonte që qeveria italiane do të ishte në gjendje të paraqiste një projekt-buxhet të rishikuar në Bashkimin Europian.
“Rregullat e Paktit të Stabilitetit dhe të Rritjes zbatohen për të gjithë. Unë shpresoj se qeveria italiane do të jetë në gjendje të rishikojë projekt-buxhetin e saj”, është shprehur Mario Centeno, Ministri i Financave i Portugalisë dhe kreu i Eurozonës për gazetën gjermane Sueddeutsche Zeitung.
Një burim qeveritar tha se koalicioni qeverisës italian do të dërgojë një buxhet të rishikuar në BE të mërkurën.