Presidenti francez Macron, e telefonon gruan çdo gjysmë ore

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

“Sa kohë që jemi bashkë” quhet titulli më i ri i cili u botua javën e kaluar nga gazetarja franceze Gael Tchakaloff.

Libri në thelb përbën një biografi të lidhjes martesore të presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte, duke përfshirë citime të tyre, bashkëpunëtorëve dhe miqve të përbashkët.

Pasi gazetarja i ndoqi nga afër për një vit e gjysmë, e magjepsur nga historia e dashurisë së tyre, janë zbuluar detaje të veçanta mes lidhjes së tyre, si për shembull fakti që presidenti francez e telefonon gruan e tij çdo orë e gjysmë.

Burime anonime pas çiftit iu hapën Tchakaloff duke e quajtur Brigitte ‘Zonjën e parë të përkushtuar ndaj suksesit të burrit të saj’ ndërsa risjell në vëmendje shfaqjen e tyre të dukshme publike në ditët e para të romancës së tyre kur Macron ishte ende në universitet. Ekskluzivisht me të ka biseduar edhe nëna e presidentit, Francoise Nogues, referuar miqësisë së saj me Brigitte.

Në një pjesë shkëputur nga libri, ajo i drejtohet Macronit: “Ju shkoni në shtrat pas një debati të plotë me gruan që është e dashuruar me ju. Ndonjëherë ajo është duke fjetur dhe nuk e dëgjon fare atë që po i thoni. Por shumicën e kohës ajo ju pret”. Këshilltari special i presidentit Pierre-Oliver Costa, i cili punoi ngushtë me Brigitte Macron, në atë që njihet si “Madame Wing” e pallatit Elysee shpjegoi sesi Zonja e Parë është bërë thelbësore për punën e presidentit.

Edhe Brigitte citohet në libër: “Për sa kohë që ne jemi bashkë, gjithçka do të jetë mirë. Ne ishim me fat që u penguam mbi njëri-tjetrin. Lidhja jonë u krijua që nga dita e parë, si të ishte e qartë. Njerëzit nuk e kuptojnë, sepse shoqëria ka të bëjë me individualizmin”.

I vetmi moment negativ është deklarata në libër i një personi që i drejtohet me emrin “Dikush” dhe kishte punuar më parë me presidentit Macron. Shumë spekulojnë se i referohet ish-presidentit Francois Hollande, me të cilin nuk ka patur marrëdhënie të mira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme