Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me këngëtaren Rihanna këtë javë për të diskutuar financimin e Francës për arsimin ndërkombëtar pasi ajo iu drejtua atij në Twitter, transmeton Klan Kosova.
Takimi mes palës së famshme do të zhvillohet në Pallatin Elysée në Paris, ku ylli i R & B do t’i kërkojë Presidentit të angazhohet për financimin e mundësive për fëmijët në vendet në zhvillim.
Në qershor, ajo përdori Twitter-in ku ka 75.4 milionë ndjekës – për t’iu drejtuar direkt Presidentit të ri, duke shkruar: “Bonjour @ Emmanuel Macron, a do të angazhohet Franca për #FundEducation?”.
Në rolin e saj si ambasadore për Partneritetin Global për Arsimin, këngëtarja e “Rude Boy” bëri qasje të ngjashme me Twitter ndaj liderëve të tjerë të botës, duke përfshirë presidentin argjentinas Mauricio Macri dhe Kryeministrin Kanadez Justin Trudeau.
Vitin e kaluar, ajo bëri një ciërimë me paraardhësin e Macron, François Hollande, i cili iu përgjigj asaj, duke thënë: “I dashur Rihanna, faleminderit për angazhimin tuaj. Ju do të merrni përgjigjen time të detajuar. Në fakt, arsimi është përparësia e parë”.
Kur ajo u bë ambasadore e bamirësisë, këngëtarja tha: “Ndihem fuqishëm që të gjithë fëmijët kudo duhet t’u ofrohet mundësia e një edukimi cilësor”.