Dhjetëra protestues kanë sulmuar një minibus ku brenda tij ishte presidenti i Argjentinës, Alberto Fernández.
Turmat u mblodhën rreth presidentit Fernandez dhe hodhën gurë dhe grushtuan automjetin e tij jashtë një qendre komunitare në provincën jugore të Chubut, , njoftoi gazeta Clarín.
Presidenti ishte duke vizituar një zonë të shkatërruar nga zjarret në pyje, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe kanë plagosur disa të tjerë.
Por protesta ishte kundër planeve për të rihapur minierat në Chubut.
Protestuesit ishin të zemëruar me propozimet e qeverisë për të lejuar projekte të mëdha në rajon, i cili është i pasur me ar, argjend dhe uranium.