Presidenti i Brazilit del pozitiv edhe në testin e tretë për Coronavirus

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka dalë pozitiv në testin e tretë për koronavirus.

“Testi i bërë nga presidenti dje, më 21, shfaqi rezultat pozitiv”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Ministria e Komunikimit.

“Presidenti Bolsonaro është ende në gjendje të mirë, i shoqëruar nga ekipi mjekësor i presidencës”, thuhet më tej në deklaratë, shkruan “The Guardian.

Bolsonaro më herët është munduar ta nënvlerësojë rrezikun që vjen nga koronavirusi, duke e përshkruar atë si një grip të vogël.

Për më tepër, ai i ka kundërshtuar masat kufizuese, duke thënë se ato po e dëmtojnë ekonominë më shumë sesa vetë sëmundja.

Ai e ka promovuar përdorimin e ilaçit Hidroksiklorokinë, të cilin e ka përdorur edhe vetë gjatë trajtimit, ndonëse nuk ka dëshmi të mjaftueshme shkencore për efektin e tij kundër sëmundjes së re.

Të ngjashme