Presidenti i Brazilit me simptome të COVID-19

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka njoftuar përkrahësit e tij e mbledhur te pallati presidencial në Brasilia se i është nënshtruar testit për COVID-19 dhe po ashtu i është bërë një fotografim i mushkërive, raporton CNN.

“Jam kthyer nga spitali tash, kam bërë një fotografim të mushkërive, mushkëritë e mia janë të pastëra. Po ashtu jam testuar për COVID, çdo gjë është në rregull”, ka thënë Bolsonaro, për të cilin është raportuar se po ka simptome të COVID-19.

Duke mbajtur maskë në fytyrë, ai ka paralajmëruar përkrahësit që të mos i afrohen.

“Nuk mund të më afroheni. Është rekomandim për të gjithë”, ka thënë Bolsonaro.

Zyra e presidentit ka thënë se rezultatet priten të martën. Brazili është vendi i dytë në botë për nga numri i rasteve dhe vdekjeve me COVID-19.

Shumë nga kundërshtarët e Bolsonaros në rrjetet sociale kanë thënë se shpresojnë që ai të del pozitiv me COVID-19. Bolsonaro është kritikuar për menaxhimin e COVID-19 në Brazil. 

Kjo ka shtyrë të birin e tij Carlos Bolsonaro në Twitter që të dënojë numrin e madh të njerëzve që po urojnë vdekjen e babait të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme