Presidenti i Brazilit përfundon në spital

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është hospitalizuar për shkak të një bllokimi intestineal. Problemi iu paraqit gjatë pushimit të dielën.

Bolsonaro publikoi një fotografi nga shtrati i spitalit në Twitter, duke thënë se mjekët i kanë vendosur një gyp nasogastrik dhe janë duke e vlerësuar mundësinë për operacion. Mjekët thanë të hënën se gjendja e tij është duke u përmirësuar.

Presidenti 66-vjeçar është dërguar në spital disa herë që nga therja me thikë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018, shkruan BBC.

Në postimin e tij, Bolsonaro tha se filloi të mos ndihej mirë të dielën pas dite, pas drekës. Ai u dërgua urgjentisht në një spital në Sao Paulo nga rajoni jugor, Santa Catarian, ku ishte duke i kaluar pushimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme