Presidenti i Brazilit sfidon vlefshmërinë e vaksinave të Coronavirusit

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Jair Bolsonaro ka thënë se nuk do të miratojë një vaksinë COVID-19 për publikun derisa agjencia e mbikëqyrjes shëndetësore të vendit (ANVISA) të japë një mendim të dytë.

Duke folur përmes Facebookut – vetëm disa orë pasi ministria e shëndetësisë e Brazilit njoftoi se vendi kishte tejkaluar katër milionë raste me COVID-19 – Bolsonaro tha se vaksinat e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Japoni dhe Kinë, ndërsa “shkencëtarët e këtyre vendeve e testojnë”, do të kërkonte ekzaminim të mëtejshëm që ta përdorin për imunizim.

Të hënën, Bolsonaro gjersa komunikonte me disa prej mbështetësve të tij tha se nuk do ta bënte të detyrueshme vaksinën COVID-19 në Brazil, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ministria e shëndetësisë braziliane ka konfirmuar se askush nuk do të detyrohej të merrte vaksinën.

Bolsonaro përsëriti atë premtim në transmetimin e së enjtes, duke tërhequr mbështetjen nga komuniteti anti-vaksinim.

“Ne nuk mund të jemi të papërgjegjshëm kur vendosim një vaksinë në trupat e njerëzve”, tha Bolsonaro. “Askush nuk mund të detyrojë askënd të bëjë një vaksinë”, pohoi presidenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme