Presidenti i Gjermanisë pozon pa maskë, akuzohet për standarde të dyfishta rreth respektimit të masave

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Një fotografi nga pushimet në Tirolin Jugor shkaktoi një skandal politik në Gjermani, për shkak të mosrespektimit të masave kundër coronavirusit.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier pozoi pa maskë dhe distancën e nevojshme sociale me anëtarët e një orkestre muzikore, raporton n-tv.de.

Kritikët fajësojnë të parin e shtetit gjerman për standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave anti COVID-19, sepse ato nuk po gjejnë zbatim tek ai gjersa po u bënë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat e vendosura nga qeveria gjermane.

Në fotografia shfaqet edhe presidenti i provincës italiane të Tirolit të Jugut, Arno Compacher, transmeton Telegrafi.

Kabineti i Steimierit tha se presidenti i kushton vëmendje rregullave të distancës dhe higjienës edhe gjatë pushimeve, por që është e qartë se kjo nuk mund të zbatohet gjithmonë në mënyrë optimale.

“Është shumë e rëndësishme që ne jemi të vetëdijshëm çdo ditë se duhet të jemi të kujdesshëm”, shtohet mesazhi i kabinetit.

Ndryshe, Gjermania ka regjistrua 215 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 9252 persona. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme