Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka thënë sot se vendi i tij duhet të zhvillojë forcat e veta ushtarake për të parandaluar shtetet e tjera që të marrin territorin dhe burimet e saj.
Ai këto komente i bëri në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror për nder të ditës kombëtare të Mbrojtjes, shkruan Euronews, përcjell Klan Kosova.
“Ne duhet të bëhemi gati për të luftuar kundër fuqive ushtarake që duan të marrin përsipër territorin dhe burimet tona”, është shprehur Rouhan.
Irani së fundmi ka pasur tensione të shtuara me SHBA-në. Këta të fundit u kanë vendosur disa sanksione iranianëve.