Tërë ngërçin politik në Mal të Zi, presidenti malazias, Millo Gjukanoviç, e quajti “të qëllimshme dhe të synuar” nga kundërshtarët politikë të shtetit të pavarur të Malit të Zi.
Qëllimi i këtyre “oponentëve të shtetësisë malazeze”, Gjukanoviç, tha se është “portetizimi i Malit të Zi si një shtet institucionalisht jofunksional”.
Bllokada e Gjykatës Kushtetuese, që për momentin është problemi kyç në vend, Gjukanoviç e shpjegoi në kuadër të këtij qëllimi çfunksionalizimi të shtetit.
“Synohet që Mali i Zi t’i kthehet Serbisë së Madhe, dhe kjo do të përmbushte dëshirat e Rusisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe. Është e qartë se sot ata kanë kontraktues për këtë, dhe ai kontraktues është kryeministri [Dritan Abazoviç]”, tha Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Pas seancës në Kuvendin e Malit të Zi ku nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për të vënë në diskutim shkurtimin e mandatit parlamentar me kërkesën e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ky i fundit tha se ka norma kushtetuese të cilat janë të detyrueshme për të gjithë.
“Normat janë të qarta dhe s’ka nevojë për interpretues. Njëra prej këtyre është që mandatari të caktohet brenda 30 ditësh. Afati ka shkuar dhe s’mund të kthehet. Ka shkuar për shkak të lojërave politike të disa partive”, tha presidenti malazias.
“Çfarë provuan të bëjnë pas një dite, kanë mundur ta bëjnë edhe para një dite. Unë bëra atë çfarë Kushtetuta më kërkon ta bëjë. Pas dëshmia bindëses është qe nuk u caktua para afatit të fundot kohor, unë nuk i kam dhënë askujt mandatarin. Në kuvend dorëzova iniciativën për të votuar shkurtimin e mandatit të Kuvendit, pasi mundësitë kushtetuese janë shpenzuar”.
Presidenti malazias tha se kur i ka dhënë mandatarin Dritan Abazoviçit, ka qenë e nevojshme për shkak se 46 përfaqësues politik kanë qenë tek ai për konsultime rreth formimit të qeverisë.
“Kështu që, nuk ka dyshim se kishte vullnet për formimin e qeverisë. Kjo përvoj tani është ndryshe. Liderët e koalicionit pranuan ftesat, thanë se do të vinë dhe t’i sjellin nënshkrimet brenda afatit të caktuar kohor”.
“Nuk e përmbushën këtë. Para asaj dita, ju dëgjuat njoftimin e URA-s se asgjë nuk është arritur derisa gjithçka të jetë arritur. Presidenti i vendit nuk është kuti postare që e kujton ose e harron me kohë. Presidenti i shtetit është i obliguar që me kujdes të analizojë konkluzionet që janë në atë moment se nuk ka mazhorancë të qartë për qeveri mandatari i së cilës është Miodrag Lekiç”, tha mes tjerash presidenti maalazias.