Trajneri i Xhudos, Toni Kuka, së bashku me xhudistët Majlinda Kelmendi, Loriana Kuka, dhe Akil Gjakova, kanë takuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.
Takimi mes xhudistëve nga Kosova dhe kreut të shtetit shqiptar është bërë në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës, në Sarajevë.
Me këtë rast Kuka ka shprehur kënaqësinë e këtij takimi.
Postimi i Toni Kukës:
“Çfarë takimi i bukur e domethanës për ne me Presidentin Meta!
Bashçarshija e Sarajeves sot merrte frymë Shqip
Takim motivues për garuesit tonë drejt sfidave të reja!