Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli po dyshohet se ka vdekur si pasojë e COVID-19.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë të ditur të mërkurën dhe sipas deklaratave të parë, Magufuli ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare si pasojë e komplikimeve në zemër në një spital, shkruan BBC.
Presidenti i ndjerë nuk ishte parë në publik për më shumë se dy javë para se të vdiste dhe thashetheme të mëdha kanë qarkulluar në lidhje me shëndetin e tij që atëherë.
Politikanë opozitarë patën deklaruar se Magufuli ishte prekur me COVID-19 mirëpo kjo nuk është konfirmuar.