Presidenti i Veronas: Rrahmanit edhe pse i është rritur vlera, nuk largohet në janar

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Hellas Veronas, Maurizio Setti e ka konfirmuar se Sofyan Amrabat dhe Amir Rrahmani nuk do të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar veror edhe pse ka oferta drejt tyre.

Të dy futbollistët kanë qenë të lidhur me klube të mëdha italiane, derisa Rrahmani ka marrë vëmendjen e Napolit.

“A mund ta mbajmë Amrabatin dhe Rrahmanin? Klubi duhet ta ndjekë qëllimin që ne kemi caktuar dhe ai është për të qenë të bashkuar”.

“Do të ketë spekulime, por unë besoj se këta futbollistë nuk do të largohen në janar”.

“Shpresojmë që ata të vazhdojnë kështu pasi vlera e tyre do të rritet edhe më tej”, ka thënë Setti për ‘Sky Sport 24’, transmeton telegraf.

Amir Rrahmani kur u prezantua te Verona.

Si Rrahmani, ashtu edhe Amrabat kanë qenë futbollistë të padiskutueshëm në formacionin e Hellas Veronas këtë edicion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme