Presidenti iranian Hassan Rouhani ka thënë se nëse presidenti amerikan Donald Trump shkëput marrëveshjen bërthamore me Teheranin, do të përballet me një ”pendesë historike”.
Këto deklarime presidenti iranian i dha në një parlajmërim rreth pasojave që SHBA-të mund të kenë në lidhje me këto marrëveshje të cilat sipas tyre kanë një rëndësi me peshë të rëndë për të dyja vendet, njofton Klan Kosova.
Komentet e zotit Rouhani vijnë pasi presidenti amerikan vendos nëse do të tërhiqet nga marrëveshja me një afat përfundimtar të 12 majit.
Trump ka kritikuar ashpër marrëveshjen, duke e quajtur atë “të çmendur”.