Presidenti i Iranit viziton zonën e goditur nga tërmeti

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 18:14 | Nga

Presidenti iranian Hassan Rouhani, gjatë vizitës në Kermanshah në perëndim të Iranit, rajon i cili më së shumti u godit nga tërmeti ku jetën e humbën së paku 432 persona, premtoi mbështetje për qytetarët që u prekën nga kjo katastrofë natyrore.

Tërmeti me fuqi prej 7.3 ballë goditi të dielën pjesën në kufirin irakiano-iranian, ndërsa përveç 432 të vdekurve janë lënduar edhe 7.817 persona. Epiqendra ka qenë në rajonin e qytetit irakian Halepçe, afër kufirit irakiano-iranian.

Presidenti iranian vizitoi rajonin e goditur nga tërmeti dhe ndoqi operacionet e kërkim-shpëtimit të cilat edhe më tej vazhdojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme