Presidenti kërkon nga Kurti, që në ora 20:00 të mbledh Këshillin e Sigurisë

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar kërkesë kryeministrit Albin Kurtit për të thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Në njoftimin e bërë për media, i pari i shtetit ka kërkuar që Këshilli i Sigurisë të mblidhet sot në ora 20:00.

Kërkesa tashmë i është dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas ligjit është i obliguar të thërras Këshillin.

Në këtë Këshill pritet të vendoset për masa të reja kundër pandemisë së Coronavirusit.

Të ngjashme