Kroacia do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të forcave paqeruajtëse të NATO-s.
Lidhur me këtë vendim, kreu i këtij shteti, Zoran Milanoviq ka thënë se kjo gjë nuk duhet të merret si provokim nga fqinjët pasi që siç tha ai është e drejta e këtij shteti.
“Për disa ditë, 150 ushtarë tanë do të shkojnë në Kosovë. Kjo i shqetëson fqinjët tanë, megjithëse nuk ka për qëllim t’i shqetësojë ata, nuk synon një provokim, është e drejta jonë. Ne marrim pjesë në të dhe do të sillemi në atë mënyrë,” tha Milanoviq raporton index.hr.