Presidenti Meta i gatshëm të japë dorëheqje

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka komentuar krizën politike në Shqipëri, siç e quan ai, duke paralajmëruar edhe dorëheqjen si president nëse do të jetë e nevojshme.

“Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Pasojat e saj mund të jenë të rënda për Shqipërinë”, tha kreu i shtetit shqiptar.

“Unë i kam dhënë argumentet e mia për krizën, që për mua është e qëllimshme. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe për rrjedhojë po cenohet rendi kushtetues”, tha Meta.

Sa i përket vendimit ekstrem të opozitës, me djegien e mandateve të deputetëve të saj në Kuvend, kreu i shtetit shqiptar thotë se është veprim “i dënueshëm dhe i papranueshëm”.

“Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet. Çdo numër tjetër është i kundërligjshëm, në planin politik, ligjor dhe moral. Mund të thirren një milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën”, deklaroi Meta.

Sipas tij, kriza nuk zgjidhet as me retorikë dhe as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme